Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Politikë

Dita Ndërkombëtare e Holokaustit/ Basha: Dhimbje për shfarosjen e 6 mln hebrenjve! Të luftojmë diskriminimin

27 Janar 2020, 11:20| Përditesimi: 27 Janar 2020, 11:24

  • Share

TIRANË- Një mesazh në ditën ndërkombëtare të Kujtesës e ka pasur edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Me një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se sot është një ditë e trishtë ku kujtohen milionë hebrenjtë që u shfarosën mizorisht gjatë Holokaustit, teksa shprehet se ndihet krenar që Shqipëria kontribuoi që kjo shifër të mos ishte më e madhe.

"Sot me 27 Janar përkujtojmë me dhimbje 6 milionë hebrenjtë që u shfarosën mizorisht gjatë Holokaustit. Kurrë nuk duhet të harrojmë dhe duhet të përballemi e të luftojmë të gjitha format e antisemitizmit dhe diskriminimit. Krenar për qëndrimin unik dhe sakrificën e shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore", shkruan Basha.

Postimi i plotë i Bashës

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 27/01/2020 13:09

    ....Gjenocid ke bere dhe ti o vrases i 4 vetave ne bulevard.....zoti te malkofte e te rente ne koke te femijve te tu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?