Ilir Meta duke lexuar

Dita Ndërkombëtare e Librit, Meta ndan foto duke lexuar: Rilindja ka orientuar të rinjtë drejt kafeneve, ka zbrazur bibliotekat

23 Prill, 13:37| Përditesimi: 23 Prill, 13:50

  • Share

Teksa ka ndarë një foto duke lexuar librin e Boris Johnson në Ditën Ndërkombëtare të Librit, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se libri është miku i tij më i mirë. Meta akuzon qeverinë shqiptare se ka orientuar të rinjtë drejt veseve dhe kafeneve, duke zbrazur bibliotekat e libraritë.

Më tej, Meta shton se Partia e Lirisë ka një plan konkret për të mbështetur shtëpitë botuese.

“Libri është dashuri e madhe e të gjitha kohërave dhe padyshim miku më i mirë. Është tragjike që "Rilindja" në këto vite i ka orientuar të rinjtë drejt veseve dhe kafeneve, duke zbrazur bibliotekat, libraritë dhe duke i dëbuar nga Shqipëria.

Megjithatë kurrë nuk është vonë t’u kujtojmë fëmijëve dhe të rinjve se vetëm dija mund të pasurojë dhe të ndryshojë jetët e tyre.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Librit i ftoj të gjithë të rinjtë të rikthehen fuqishëm tek libri dhe leximi, për plotësimin e dijeve dhe realizimin e ëndrrave në Atdheun e tyre, që me objektivin tonë madhor do të ketë 4 milion shqiptarë plus. Partia e Lirisë ka një plan konkret për të mbështetur shtëpitë botuese dhe të gjithë krijuesit”, shkruan Meta.

Ilir Meta duke lexuar

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • eli: 23/04/2024 13:54

    Ky nuk lexon libra normalisht.Ne moshen qe ka ky po qe qe se do ishte lexues i rregullt,do kishte me se sben syze.Kjo eshte e sigurte.Por te pakten librin po e mbaka drejt,jo mbrapsht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?