Presidenti Ilir Meta

Media

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Mediave, Meta: Koha kur gazetarët dhunohen duhet të marrë fund

3 Maj 2018, 13:27| Përditesimi: 3 Maj 2018, 13:34

  • Share

Presidenti Ilir Meta në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Mediave ka shprehur solidarizimin e tij me komunitetin e gazetarëve. Ai ka inkurajuar në veçanti reporterët e terrenit, të cilët janë gjithmonë të parët aty ku lajmi ndodh, pa u trembur nga askush.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, shpreh solidarizimin tim të plotë me komunitetin e gazetarëve. Inkurajoj, në veçanti, reporterët e terrenit, të jenë gjithmonë aty ku lajmi ndodh, me guxim, pa u trembur dhe as shantazhuar nga askush.

Koha kur gazetari dhunohet, kërcënohet e shantazhohet në kryerje të misionit të tij duhet të marrë fund. Dënoj me ashpërsi të gjitha sulmet dhe çdo akt dhune ndaj gazetarëve e apeloj që autorët e krimeve ndaj përfaqësuesve të medias të vihen menjëherë para drejtësisë.

Liria e shtypit është kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike.

Presidenti Ilir Meta

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?