Nëse ka pasur një grup që duhet falënderuar për përpjekjet e tij gjatë këtij viti janë mësuesit dhe Dita Botërore e Mësuesve, e cila mbahet çdo vit në 5 Tetor dhe synon ta bëjë pikërisht këtë. Në mesin e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, mësuesit janë përshtatur me sfida të shumta duke filluar me faktin sesi t'i ndihmojnë studentët të përshtaten në mësimin në distancë dhe për më tepër ti përshtaten vetë një modeli të tillë. Pa pushuar asnjë moment dhe gjithmonë në krah të nxënësve të tyre, në një kohë kur atyre vetë u duhej mbështetje, mësuesit dhanë edhe njëherë shembullin e sakrificës.
Ditën e sotme janë bërë publike edhe lista e 10 profesorëve më të mirë në botë, listë e hartuar nga Fondacioni Varkey, mes të cilëve këtë vit është edhe një mësues italian Carlo Mazzone, një mësues kompjuteri në institutin teknik "Lucarelli".
Fondacioni që zgjodhi mësuesit jep një çmim prej një milion dollarësh çdo vit për t'u përdorur për projekte shkollore. Për Profesor Mazzone, i cili jep mësim në një zonë emigrantësh, fitimi i çmimit për të do të ishte një arritje e madhe për të dhe të rinjtë, duke ndihmuar të bënim projekte të reja të cilët mund tu jepnin mundësinë të qëndrojnë në vendim e tyre ".
Luftimi i largimit të hershëm të shkollës është hapi i parë për të ndihmuar fëmijët të investojnë në vetvete. Sidomos në këtë periudhë të një krize të thellë shëndetësore dhe ekonomike me të cilën po përballemi.
Profesor Mazzone tha se nëse ai do të ishte fitues i çmimit të Mësuesit më të mirë për 2020, do të përdorte lekët e çmimit kundër braktisjes së shkollës.