Në “Ditën e Muzeve” në Parkun arkeologjik të Apolonisë u prezantuan objekte të veçanta për qytetarët e dashamirësit e vegjël të artit.
“Kemi bërë një ecje rreth mureve të këtij qyteti, dhe njëkohësisht zhvilluam një orë edukative me nxënësit e shkollës së Pojanit, duke u mësuar atyre se çfarë ishte mozaiku, si ta vizatonin dhe çfarë përfaqësonte në antikitet ky lloj arti. Dhe e përmbyllim sot në mbrëmje me dy nga eventet kryesore që është ekspozita me fotografi”.- tha Ornela Dyrmish.
Për arkeologun Bashkim Vrekaj kjo është një pasuri e vyer e arkeologjisë dhe historisë shqiptare, e cila promovon dhe shërben si një pol tërheqë për turistë e vizitorë nga e gjithë bota.
“Vizitori duke mbaruar vizitën në park dhe duke vazhduar në muze është në gjendje të krijoi një ide më të plotë për mënyrën e jetesës, kulturën, artin e një qendre të caktuar në rastin tonë të Apollonisë. Sepse ky muze është shumë i pasur në objekte arkeologjike, të cilat kanë dal në dritë nga gërmimet e metropolit, dhe kjo ia rrit vlerat”- u shpreh Bashkim Vrekaj.
Ndërkohë dy misione arkelogjike ai shqiptaro-francez dhe ai shqiptaro- gjerman se shpejti rifillojnë punën për zbulimin e monumenteve dhe sekreteve që fsheh nëntoka e këtij siti të rëndësishëm arkeologjik.
“Janë dy ekipe që gërmojn në Apoloni ekipi shqiptaro-francez, i cili ka filluar gërmimet që në 90’ e deri më sot dhe ekipi tjetër shqiptaro gjerman, i cili gërmon në tempullin e shtyllasit. Pra dy misione që i kanë sjell Apollonisë gërmime të vazhdueshme gjatë gjithë këtyre viteve, dhe sigurishtë gërmimet fillojn gjatë muajit e verës”.- tha Ornela Dyrmish.
Muzeu i Apolonisë është një nga më të vjetrit e hapur në vend që prej viteve 50' dhe ka një ekspozitë të pasur me artefakte dhe okbjekte të shumta arkeologjike .