Kultura

Dita Ndërkombëtare e Muzeve, MHK ekspozon thesaret në shesh! Restaurimi përfundon në 2028-n!

19 Maj, 14:21| Përditesimi: 19 Maj, 15:00

  • Share

I mbyllur prej më shumë se një viti, Muzeu Historik Kombëtar, një nga institucionet më të rëndësishme të kulturës në Shqipëri, sot mund të vizitohet nga njerëzit në një pjesë të objekteve të tij, të cilat do të ekspozohen në shesh në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve. Këto objekte vijnë të ekspozuara përmes imazheve fotografike që janë pjesë e ekspozitës “Thesaret e Muzeut”, ndërkohë që paralelisht me ekspozitën, pjesë e aktivitetit janë bërë fëmijët e vegjël me lojërat e tyre në shesh. 

“Në përgjithësi muzetë kanë qenë arka ku mbahej dhe shfaqej në mënyrë skolakstike historia, ndërsa fëmijët sot kanë nevojë për ndërveprim, për të luajtur, gërmuar, zbuluar.”

Të shndërruar në “arkeologë” të vegjël, fëmijët kanë njohur nga afër një pjesë të thesareve që ruhen në Muzeun Kombëtar, historikun dhe rëndësinë e tyre.

“Fëmijët kuptojnë ç’do të thotë të jesh arkeolog dhe të gjesh artifakte. Është një gjë i vendos në rolin e gërmuesit. Një mënyrë interaktive për të mësuar historinë është edhe përmes lojës ‘Mos u nxeh’ ku mësojnë për trashëgiminë kulturore të disa qyteteve.”, - vijon Roshi.

Ajo shprehet se interesi për të njohur historinë e Shqipërisë dhe për të vizituar Muzeun Historik Kombëtar është i madh sidomos nga turistët e huaj, të cilët nuk munguan as në aktivitetin e organizuar këtë të hënë.

“Ka kërkesa dhe është një nga gjërat që personalisht më trishton se në momentin më të mirë të turizmit shqiptar, për fat të keq, tërmeti detyroi. Nuk kombinuam këtë pikë të restaurimit të muzeut me këtë kulm që ka turizmi shqiptar. Kemi ndërmend të vazhdojmë këto aktivitete edhe me të huajt dhe kemi bashkëpunim edhe me guidat turistike.”, - vëren drejtoresha e MHK-së.

Ajo vëren se muzeu tashmë po rikonceptohet në atë mënyrë, që të tërheqë për ta vizituar sa më shumë brezin e ri. Faza e parë e restaurimit financohet nga Bashkimi Europian nëpërmjet projektit EU4 Culture në shumën rreth 365 milion lekë, ndërkohë që në fazën e tij të dytë, projekti mbështetet nga qeveria shqiptare.

“Pjesa e rikonstruksionit ka të bëjë me përforcimin e themeleve dhe qëndresën që muzeu do të ketë ndaj tërmeteve dhe prolemeve natyrore dhe përforcimi i themeleve është ajo që po ndodh tani. Pra, muzeu është i zhveshur, është në punë e sipër. Më pas do të vazhdojmë me gjithë punimet e tjera: suvatime, instalime elektrike, gjithë gjërat e nevojshme që duhet të ketë një muze për të përfunduar. Projekti i restaurimit është aprovuar, koncepti fillestar i linjës muzeale po ashtu është përcaktuar.”, - bën me dije Roshi për "Report TV".

Rikonstruksioni, restaurimi dhe muzealizimi i MHK-së është pjesë e projektit EU4Culture. Ai pritet të zgjasë 4 vjet, ndërkohë që restaurimi ka filluar gjashtë muaj më parë.  Duket se kjo është një periudhë restaurimesh për institucione të rëndësishmet kulturës në Shqipëri, pasi paralelisht me punën që po bëhet në MHK, e mbyllur vazhdon të jetë edhe GKA, me shpresën që do të mund të bëhet e vizitueshme këtë vit, tashmë jo si galeri, por si muze arti.

 

B.G/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen 'Partizani', besoni se do të ketë drejtësi?