Sot në ditën Ndërkombëtare të Paqes, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur nderime për personalitetet që sakrifikuan jetën për shuarjen e konflikteve.
Meta thekson se është krenar për rolin ndër vite dhe në mënyrë të pandërprerë që Shqipëria ka luajtur në drejtim të ndërtimit të paqes dhe ruajtjes së stabilitetit në rajon e më gjerë
Sipas Metës, një Shqipëri më demokratike dhe e begatë do të jetë një kontribut i shtuar për paqen.
‘Kjo ditë e shënuar këtë vit merr një rëndësi edhe më të madhe, pasi paqja dhe stabiliteti u cënuan rëndë si rezultat i agresionit rus në Ukrainë.
Nderim dhe respekt për të gjithë ata personalitete, të cilët jetën dhe përpjekjet e tyre ja dedikuan shuarjes së konflikteve dhe luftërave të përgjakshme për të rivendosur paqen dhe për ta bërë botën një vend më të mirë dhe më të sigurtë për brezat e së ardhmes.
Krenar për rolin ndër vite dhe në mënyrë të pandërprerë që Shqipëria ka luajtur në drejtim të ndërtimit të paqes dhe ruajtjes së stabilitetit në rajon e më gjerë. Një Shqipëri më demokratike dhe e begatë do të jetë një kontribut i shtuar për paqen.'- shkruan Meta.
Për çdo vit Dita Ndërkombëtare e Paqes shënohet në 21 Shtator. Asambleja e Përgjithshme e Kombëve të Bashkuara e shpalli këtë ditë si ditë të përforcimit të idealeve për paqe mes gjithë kombeve dhe kombësive.
beheni gati per Rec kete bisht-perdredhe ska ku te shkoje populli e ka zere ne cark
Përgjigju