Foto nga Berati në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit

Sociale

Dita ndërkombëtare e pastrimit/ Klosi në Berat: Landfillit do t'i jepet zgjidhje për të eliminuar një gangrenë mjedisore

21 Shtator 2019, 15:34| Përditesimi: 21 Shtator 2019, 15:44

  • Share

Sot është dita  ndërkombëtare e pastrimit dhe u bënë  aksione në të gjithë  vendin.

 Ministri Blendi Klosi iu  bashkua nismës së institucioneve dhe qytetarëve të  Beratit për pastrimin e zonave dhe lagjeve të qytetit dhe ish- komunave.

Ministri Klosi deklaroi se shumë shpejt do t’i jepet një zgjidhje landfillit të Beratit për të eliminuar një gangrenë mjedisore që ndot dhe shkatërron imazhin turistik të qytetit muzeal.

 “Jemi në fazën e fundit për një ndërhyrje të madhe në landfillin e Beratit që është një gangrenë e madhe 30- vjecare e këtij qyteti”, tha ministri Klosi duke theksuar se kjo ndërhyrje do të krijojë standard të ri për menaxhimin e mbetjeve në Berat.

Duke iu referuar nismës  “Qesja e fundit” ministri Klosi u shpreh për masa drastike, duke e konsideruar përdorimin e qeseve si një krim mjedisor. 

Ministri Klosi  përsëriti thirrjen e tij për të gjithë qytetarët që t’i bashkohen nismës “Qesja e fundit” për t’ia dalë mbanë që më 1 qershor 2020 Shqipëria të jetë vendi i parë në Europë që të zerojë përdorimin e qeseve plastike.

Foto nga Berati në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit

Komento

Komente

  • Diana: 22/09/2019 10:10

    Nuk pastrohen qytetet me landfille,, duhen fabrika riciklimi dhe inceneratore qe te prodhohet dhe energji....

    Përgjigju
  • Gzimi: 21/09/2019 15:43

    Po keta qe po bejne pastrimin ne foto, me qese sikur jane vete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?