Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, reagoi sot në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
Spiropali u shpreh se kjo ditë për shqiptarët është një ditë e jashtëzakonshme, ndërsa theksoi se lidhjet e shqiptarëve me hebrenjtë janë lidhje të hershme.
“Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, për ne shqiptarët është një ditë e jashtëzakonshme. Në këtë ditë ne ndjehemi krenarë për miqësinë, dashurinë dhe mbrojtjen e hebrenjve. Lidhjet e shqiptarëve me hebrenjtë janë të hershme e historike. Shqipëria ishte i vetmi vend, i cili në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, kishte më tepër hebrenj se në fillim të saj. Është fakt i njohur botërisht se në Shqipëri hebrenjtë u mbështetën dhe u mbrojtën nga të gjithë shqiptarët, populli dhe institucionet, pavarësisht bindjeve politike apo përkatësive fetare. Për nga kontributi për mbrojtjen dhe mbështetjen e hebrenjve, Shqipëria është njohur e vlerësuar si një atdhe tjetër, atdhe rezervë, për ta. Rezoluta mbi Antisemitizmin, miratuar nga Kuvendi dhe Forumi i Parë Ballkanik kundër Antisemtizmit, organizuar nga Kuvendi në tetor 2020, e kanë bërë Shqipërinë lidere rajonale në luftën kundër antisemitizmit, tha ajo.
Lajmi kryesor:
Dita e Kujtesës/ Begaj: Krimet e gjenocidit, dëshmi ku çon verbimi pas ideologjive totalitare! Rama: Duam hebrenjtë e palestinezët të jetojnë në paqe, fqinjë në 2 shtete sovrane
S.B/ReportTv.al