Presidenti Ilir Meta teksa takon një grua me aftësi të kufizuara në Presidencë

Politikë

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar, Meta: Institucionet të kontribojnë në integrimin e tyre në shoqëri

3 Dhjetor 2018, 09:12| Përditesimi: 3 Dhjetor 2018, 09:26

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka garantuar këtë të hënë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, mbështetje e dialog të përhershëm për ta.

Përmes një postimi një rrjetin social “Facebook”, Meta është shprehur i kënaqur për ekzistencën e një rampe për personat me aftësi të kufizuar në Presidencë dhe ftoi më tej të gjitha institucionet që të marrin përsipër ndërtimin e tyre, në mënyrë që kjo kategori ta ketë sa më të lehtë aksesimin dhe hyrjen në to.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, garantoj për ta mbështetje e dialog të përhershëm dhe të angazhohemi të gjithë për integrimin e tyre të plotë në shoqëri. I kënaqur që tashmë në Presidencë ekziston një rampë për ta dhe i ftoj të gjitha institucionet që t'i ndërtojnë, në mënyrë që kjo kategori ta ketë sa më të lehtë aksesimin dhe hyrjen në to.

Ilir Meta, President i vendit

Postimi i Presidentit Ilir Meta në rrjetin social "Facebook"

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?