Dita Ndërkombëtare e Sigurisë në Punë, Meta thirrje qeverisë: Të garantohen masat për mbrojtjen e mjekëve

28 Prill 2020, 10:28| Përditesimi: 28 Prill 2020, 10:30

  • Share

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka shfrytëzuar Ditën Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë për t'i bërë thirrje qeverisë për garantimin me përgjeshmëri të të gjitha masave mbrojtëse për mjekët, infermierët dhe stafin mbështetës.

Sakaq Meta përsëriti thirrjen për mbështetjen e sektorit të fasonëve, diçka të cilët e bëri edhe dje kur pati një takim me kryetarin e tyre.

Në 'facebook' Meta ka shkruar: "Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë për të garantuar me përgjegjësi dhe transparencë të gjitha masat mbrojtëse për mjekët, infermierët dhe personelin e tyre mbështetës, të cilët rrezikojnë shëndetin e tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve ne.
Me shqetësim kam ndjekur këto ditë edhe situatën në sektorin fason, ku janë shfaqur një sërë problematikash, që mund të ishin shmangur nëse masat kufizuese, higjena dhe distancimi social në ambientet e punës do të ishin respektuar. Ndërkohë që ky sektor kryesor punëdhënës ka nevojë për një përkrahje më konkrete për të mbijetuar.
Garantimi i kushteve të sigurta dhe të shëndetshme të punës në çdo sektor, veçanërisht të kujtdo që është në vijën e parë kundër COVID-19, janë të domosdoshme për menaxhimin e pandemisë dhe rikthimin sa më shpejt në normalitet.
Jeta, shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve janë të parat!"

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?