Presidenti Ilir Meta me të moshuarit

Dita ndërkombëtare e të moshuarve/ Meta sulmon qeverinë: Të harruar nga shteti! Jo vetëm gjel deti për Vitin e Ri, por masa konkrete

1 Tetor 2020, 10:43| Përditesimi: 1 Tetor 2020, 10:45

  • Share

TIRANË- Në ditën ndërkombëtare të të moshuarve, presidenti Ilir Meta e ka shfrytëzuar për të sulmuar qeverinë.

I zhveshur totalisht nga kostumi i presidenti, Meta flet si kryetar i opozitës duke thënë se kjo shtresë është e harruar nga shteti. Madje shkon më teje duke propozuar edhe një zgjidhje për masat që duhen marrë.

"Mirënjohje, respekt dhe vlerësim ndaj gjithë të moshuarve të Shqipërisë që aq shumë kanë dhënë për përparimin dhe begatinë e familjeve dhe Atdheut tonë.

Pavarësisht kontributeve dhe sakrificave të jashtëzakonshme në këtë drejtim, Dita Botërore e të Moshuarve, e gjen sot këtë kategori të margjinalizuar, në gjendje tejet të rënduar, pothuajse të braktisur nga shteti dhe të shkëputur nga fëmijët e larguar masivisht në emigrim.

Trajtimi me pensione të ulëta dhe indeksimet minimale, e bëjnë ende të papërballueshme jetesën e tyre në raport me çmimet e tregut dhe kostot e jetesës ndër më të lartat në rajon, aq sa të ardhurat mujore, nuk ju mjaftojnë as për të paguar ilaçet, energjinë elektrike dhe ujin.

Me  nivelin më të lartë të sëmundshmërisë, trajtimi i tyre shëndetësor nga institucionet shtetërore në raport me të ardhurat dhe nevojat që ka kjo kategori, është thuajse i papërfillshëm. Braktisja, vijon të jetë gjithashtu një plagë e rëndë.

Vetmia që përjeton kjo kategori prej shpopullimit, dramës së madhe të popullit tonë dhe familjes shqiptare në vitet e fundit, është e papranueshme dhe kërkon një zgjidhje të menjëhershme duke rikthyer shpresën në radhë të parë për fëmijët e tyre për të ndërtuar të ardhmen në vendin tonë dhe pranë familjeve.

Rritje të ndjeshme dhe të menjëhershme të pensioneve, ndihmë ekonomike të prekshme për përballimin e kostove të medikamenteve, energjisë elektrike dhe ujit dhe trajtim të veçantë shëndetësor e social, janë disa masa efektive që meritojnë adresim të menjëhershëm. Është koha për të kthyer në veprim shërbimin me përulje dhe vlerësimin e merituar ndaj tyre, jo vetëm me mbulimin e pagesës për blerjen e gjelit për Vit të Ri, por nëpërmjet masave konkrete që ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme, solidaritet dhe përkrahje", shkruan Meta.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • UKU MOMLIT: 01/10/2020 13:27

    Per ju te moshuarit qe sot jini reshtuar per te takuar njeriun me te ndyre ne aspektin moral,te kriminaluzuar deri ne qelizen e fundit dhe qe si kufome presidenciale kundermon vrasje,korrupsion,vjedhje sebashku me ata qe e zgjodhen,kam nje kerkese: LANI DUART PER TRI DIT RRESHT CDO DY ORE,MOS TAKONI TE AFERM DHE SIDOMOS NIPER E MBESA DHE DITEN E KATERT BENI NJE BANJE ME AVULL.....ZOTI JU RUAJTET!A M E N!!!

    Përgjigju
  • Gilbert: 01/10/2020 13:22

    Po jepi ndonje medalje o Metalli edhe ktyre

    Përgjigju
  • Kacidhe: 01/10/2020 13:04

    Pse o te moshuar i ndoteni duart me kete hajdut e kriminel Meten?

    Përgjigju
  • K.m: 01/10/2020 13:00

    I menderuar president.kur ishe me saliun e madherishem ne qeverri ,na vodhet me vendim qeverie 30 %te shperblimit suplementar te ushtarakut per 4 vjet.erdhi ps ne pushtet dhe na e ktheu te gjithe çka ju vodhet.per pd eshte e dyta here .qeveria meksi,ate qe na u dha me ligje na e hoqi me vendim qeverie.edhe sot e kesaj dite ISSHme detyrohet per kete nderprerje disavjeçare te shperblimit suplementar.dhe garanci u bene gjukatesit tuaj te korporates kçk.jane ortaket tuaj ,i menderuar president.ndaj mos leh shume per pensionistet.

    Përgjigju
  • plepi i kalbur dhe presidenti: 01/10/2020 12:55

    Ckul nje lingote nga thesari jot per disa pleq

    Përgjigju
    • Haha: 01/10/2020 15:12

      Sa kam qesh

  • O tej: 01/10/2020 12:37

    Shko more hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?