Sociale

Dita nis me diell, por mbrëmja pritet të sjellë vranësira e reshje shiu, mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

25 Nëntor 2021, 07:19| Përditesimi: 25 Nëntor 2021, 07:20

  • Share

Paraditja paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku në luginën e Drinit dhe Vjosës vranësirat do jenë më të shpeshta. Parashikohet që pas mesditës vranësirat të shpeshtohen në vijën bregdetare duke rrezikuar në orët e vona të mbrëmjes edhe shira të pakët. Nata do të shtrijë vranësirat dhe reshjet në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në orët e para të ditës duke shënuar 3°C ndërsa mesdita mbetet konstante ku vlera maksimale shënon 21°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?