Dita nis me shi, kthjellime në orët e pasdites! Sa do të zbresin temperaturat

28 Shkurt 2020, 07:43| Përditesimi: 28 Shkurt 2020, 07:46

  • Share

Vranësira të dendura dhe alternime të herë pas-herëshme kthjellimesh do dominojnë gjatë mëngjesit . Por gradualisht vranësirat shtohen duke sjellë reshje shiu në zonat e ulta por dëborë do ketë në zonat malore deri në orët e pasdites kur moti kthjellohet në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2 °C deri në 14 °C.

Era do fryjë e fortë me shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?