Në datën 4 prill, ISHP-ja njoftoi se kishte konfirmuar 29 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri. Kjo ishte dhe shifra më e lartë ditore qysh prej 9 marsit, kur ISHP-ja njoftoi se kishte konfirmuar një natë më parë rastin e parë me COVID-19.
Në ditët në vijim, kurba e rasteve të reja ditore filloi rënien, e cila ka qenë e qëndrueshme deri më sot, kur numri i rasteve të reja ka zbritur në 7. Funksioni që e përfaqëson më afërsisht kurbën e rënies së rasteve të reja ditore është ai i logaritmik (ka koeficientim më të lartë të përafrimit ndër funksionet e mundshme; R2=0.7548).
Le të shpresojmë se në ditët në vijim, kurba e rasteve të reja do të ndjekë pak a shumë këtë funksionin logaritmik (pa ndonjë vatër të re familjare si ato të para disa ditëve në lagjet Kiras e Dobraç të Shkodrës). Në këtë skenar, deri më 15 prill, ISHP-ja mund të na japë lajmin e mirë se ka konfirmuar zero raste të reja nga testimet e kryera prej saj (shihni grafikun shoqërues).
Nuk me dhimbsen ato qe do hyjne ne burgje, por a do keni kohe te ndertoni gjithe ato burgje...
Përgjigju