Yuri Kim

Dita e Demokracisë, Yuri Kim përcjell mesazhin: Çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike

15 Shtator 2020, 11:49| Përditesimi: 15 Shtator 2020, 12:06

  • Share

Në ditën ndërkombëtare të Demokracisë, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përcjellë një mesazh për politikën shqiptare.

Përmes një postimi në Twitter ajo shkruan se çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike.

Gjithashtu ajo ka publikuar dhe një deklaratë të sekretarit të shtetit amerikan Mike Pompeo i cili e ka sjellë demokracinë, me një shembull më aktual.

Në fjalën e tij, ai thotë se në kohën e koronavirusit qeveritë autoritare dhe diktaturat sfidohen njësoj, por vetëm demokracitë janë të lira të debatojnë hapur se si të përgjigjen. 

”Çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike. Demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre. Ata respektojnë Sundimin e Ligjit, mbrojnë jetën dhe pronën, dhe respektojnë liritë, dinjitetin dhe barazinë e çdo personi” - shkruan Kim në Twitter.

Komento

Komente

  • Halli: 15/09/2020 12:23

    Cdo fjalim qe behet permenden:qytetaret,per qytetaret,per qytetaret........dhe qytetaret vetem vuajtje nuk u zgjidh kush hallin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?