Foto ilustruese

Sociale

Ditë e freskët dhe me shi... parashikimi i motit për sot

22 Maj, 07:18| Përditesimi: 22 Maj, 07:21

  • Share

Vendi ynë  këtë të enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet në orët e para të mëngjesit me vranësira mesatare deri të dendura dhe duke filluar nga orët e paradites dhe kryesisht orët e mesditës mot me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Duke filluar prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit.

Në zonën e veriperëndimit dhe përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e shtrëngatave.

Më pas deri në orët e pasdites vonë reshjet e shiut mbeten prezente dhe të dobëta përgjatë relieveve të larta malore të vendit. Pas orëve të pasdites moti do të jetë kryesisht i kthjellët në një pjesë të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim - juglindje me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 16 m/s.

Valëzimi në det do të jetë 2 deri 4 ballë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?