Vendi ynë këtë të martë do të jetë nën ndikimin e një moti të paqëndrueshëm.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh. Që në orët e para të ditës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu më intensitet të ulët deri mesatar.
Temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 8°C vlera minimale në zonat malore deri në 27°C vlera maksimale.
Era do të fryjë me drejtim juglindje - jugperëndim me shpejtësi deri 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 12-18 m/s.
Valëzimi në det do të jetë 3-4 ballë.
Komente
