Vendi ynë këtë të mërkurë do të jetë nën ndikimin e një moti të paqëndrueshëm.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime gjatë orëve të pasdites. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme (me ndërprerje) me intensitet të ulët.
Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 5 m/s,, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të fitojë shpejtësi deri 10 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Komento
Komente
