Vendi ynë këtë të martë do të jetë nën ndikimin kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Metorologjik Ushtarak vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu lokale dhe intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat minimale do të shënojnë vlerën 9 gradë celcius në Bajram Curr e Korçë ndërsa ajo maksimale do të shënojë vlerën 26 gradë në Vlorë e Berat.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të fitojë shpejtësi 10-18 m/s shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 2-4 ballë.
Komente
