Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbmit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites.
Era do fryjë me drejtim jugperëndim - juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 10-14 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Komente
