Foto ilustruese

Sociale

Ditë e vranët, por e ngrohtë! Parashikimi i motit për sot

17 Prill, 07:29| Përditesimi: 17 Prill, 07:35

  • Share

Vendi ynë këtë të enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme si pasojë të masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike

Gjatë orëve të orët pasdites do të kemi shtim të vranësirave duke sjellë reshje shiu në të gjithë territorin e vendit - intensiteti i reshjeve do të jetë i ulët.

Temperaturat minimale do të shënojnë vlerën 9 gradë celcius në Bajram Curr e Korçë ndërsa ajo maksimale do të shënojë vlerën 29 gradë në Berat, Fier, Vlorë dhe Elbasan.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi JUGOR duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri në 5 – 6 ballë.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?