Sociale

Ditë me diell dhe temperatura deri në 26 gradë, si parashikohet moti për këtë javë

28 Tetor 2024, 07:57| Përditesimi: 28 Tetor 2024, 08:05

  • Share

Aktviteti masave ajrore të thata me origjinë perëndimore do të bëjë që vendi ynë edhe për këtë javë të vijojë me kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Metereologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët dhe vranësirat kalimtare.

Era për pjesën më të madhe të ditëve do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 2-7 m/s ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-15m/s. 

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3ballë.

Mjegulla e dendur lokale dhe mjegullina do të jetë prezente në orët e para të ditës kryesisht në zonat luginore.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?