Diell

Sociale

Ditë me diell dhe temperatura deri në 28 gradë...parashikimi i motit për sot

30 Maj, 07:13| Përditesimi: 30 Maj, 07:18

  • Share

Vendi ynë këtë të premte do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites.

Në relievet malore në lindje dhe kryesisht në juglindje vranësirat do të jenë hera-herës deri të dendura. Në zonën e juglindjes do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në orët e mëngjesit ndërsa në orët e mesditës dhe pasdite në relievet e larta malore të vendit reshjet e shiut do të jenë të dobëta dhe lokale.

Në orët e mesditës deri ato të pasdites në malësitë e zonës së jugut do të ketë reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra.

Temperatura maksimale do të shënojë vlerën 28 gradë celcius në Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Vlorë.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 18 m/s

Valëzimi në det do të jetë i forcës 3 deri 4 ballë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?