Foto ilustruese

Sociale

Ditë me diell, por e ftohtë! Parashikimi i motit për sot

9 Shkurt, 09:31| Përditesimi: 9 Shkurt, 09:33

  • Share

Këtë të diel, vendi ynë do të mbizotërohet nga mot i kthjellët dhe relativisht i ftohtë, si pasojë e masave ajrore me origjinë verilindore që kanë depërtuar drejt Ballkanit.

Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, të cilat përveç kthjellimeve do të kenë herë pas - here vranësira të shpeshta.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të tyre, duke u luhatur nga -4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Beratit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det, me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?