Kronikë

Ditë të nxehta dhe temperaturat e larta, ulet ndjeshëm niveli i ujit në liqene dhe lumenj në Kukës

27 Gusht 2021, 09:28| Përditesimi: 27 Gusht 2021, 12:00

  • Share

Ditët e nxehta dhe të thata të verës përgjatë muajit gusht, me temperaturë mesatare prej 39 gradësh, në Kukës kanë shkaktuar jo vetëm zjarre por edhe një ulje të ndjeshme të nivelit të ujit.

Gjatë këtij muaji liqeni i Fierzës ka renë me 18 metra, ndërsa aktualisht ka arritur në 278.25 metra mbi niveline detit nga 296.5 që është kuota maksimale.

Ndërsa prurjet kanë rënë rreth 40 metër kub ujë në sekondë në dy lumenjtë kryesor furnizues “Drin i Bardhë” dhe “Drin i Zi”.

Vetëm javën e fundit niveli i ujit ka rënë me më shumë se 40 cm në ditë pavarësisht reshjeve të dy ditëve të fundit që ranë në Kukës, të cilat ndihmuan forcat operacionale në terren për shuarjen e zjarreve.

Kjo rënie ka sjellë edhe daljen e bazamenteve të dy urave mbi Drinin e Zi, ndërsa bazeni i Fierzës po lë bregun e po tkurret çdo ditë rreth kupolës së tij.

Gjithesesi në HEC-in Fierzës prodhimi i energjisë elektrike vijon me kapacitet të plotë në katër turbinat e tij.

Këto të dhëna tregojnë se situata hidrike në kaskadën e Drinit nuk është shumë pozitive, duke pasur parasysh se prurjet mesatare të Drinit janë shumë të pakta, ndërsa rreziku për rënie në nivele kritike është real pasi parashikimet flasin për një mot të thatë edhe në shtator. 

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?