Euro 2032

Zyrtare/ Britania e Madhe dhe Irlanda organizojnë Euro 2028, Italia e Turqia marrin 'ok' për Euro 2032! Buffon si ambasador

10 Tetor 2023, 12:18| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 13:49

  • Share

NYON, ZVICËR - Kjo e martë ishte një ditë vendimtare për futbollin në Britaninë e Madhe, Itali dhe Turqi. Në Nyon të Zvicrës u përcaktuan fituesit për organizmin e Euro 2028 dhe 2032. Komiteti Ekzekutiv në UEFA vendosi që Britania e Madhe dhe Irlanda të organizojnë Europianin 2028, ndërsa Euro 2032 do zhvillohet në Itali dhe Turqi.

Në të dyja rastet, rezultati ishte praktikisht i sigurt, duke qenë se kandidaturat ishin unike. Për vitin 2028 fitoi ajo e Anglisë, Irlandës së Veriut, Irlandës, Skocisë dhe Uellsit, ndërsa për vitin 2032 ai i përbashkët Itali-Turqi.

Ndërkohë janë vendosur edhe stadiumet e “Euro 2028”. Ndeshjet e këtij eventi do të zhvillohen në Belfast, Birmingham, Kardif, Dublin, Glasgow, Liverpul, Londër (me dy stadiume, Uembli dhe Tottenham), Manchester dhe Njukasëll.

Duke qenë të vetëm në garë dhe të sigurt për të marrë organzimin, në Itali ky lajm është i mirëseardhur, pasi do jenë disa stadiume që do rinovohen ose do ndërtohen nga e para, gjë kjo që kërkohej prej vitesh.

Delegacioni italian në selinë e UEFA-s u udhëhoq nga Presidenti i Federatës dhe njëherazi zëvendëspresidenti i UEFA-s Gabriele Gravina, teksa përfshinte Sekretarin e Përgjithshëm Marco Brunelli, menaxherin e projektit Euro 2032 Antonio Talarico dhe të gjithë ekipin që punoi për dosjen.

Për Turqinë, me Presidentin e Federatës Turke të Futbollit (TFF) Mehmet Büyükekşi, ishte Sekretari i Përgjithshëm Kadir Kardaş dhe nënkryetari Mustafa Eröğüt.

Për paraqitjen e dosjes në Ekzekutivin e UEFA-s, FIGC kishte vendosur dy Ambasadorë të veçantë. Kreun e delegacionit të ekipit kombëtar dhe rekordmenin për paraqitjet me të kaltrit, Gianluigi Buffon edhe gazetaren dhe prezantuesen televizive Ilaria D'Amico. Ambasador i Turqisë për Euro 2024 do të jetë Volkan Demirel, ish-portieri i kombëtares turke (66 paraqitje mes viteve 2004 dhe 2014).

Tanimë Komiteti Ekzekutiv në UEFA vendosi që Britania e Madhe dhe Irlanda të organizojnë Europianin 2028, ndërsa Euro 2032 do zhvillohet në Itali dhe Turqi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?