Anulohet takimi i kreut të PD Lulzim Basha në Fier pasi dita e sotme u shpall ditë zie kombëtare me një vendim të qeverisë për ndarjen nga jeta të deputetti socialist Bashkim Fino.
Kreu i PD Fier Luan Baçi tha se do të respektohet dita e zisë në nder të deputetit Bashkim Fino. Ndërkaq Report Tv mëson se janë anuluar të gjitha aktivitetet elektorale të PD.
"Për shkak të ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe deputetit të parlamentit Bashkim Fino, kryetari i PD Lulzim Basha vendosi të shtyjë aktivitetet politike të parashikuara për ditën e sotme në Fier me pjesëmarrjen e tij", thuhet në deklaratën e PD.
Flamuri shqiptar dhe ai i PS janë ulur në gjysmë shtizë në nderim të Bashkim Finos, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pasi ishte i infektuar me COVID-19
Lajmi kryesor:
Shuhet Bashkim Fino, sot ditë zie kombëtare! Ish-Kryeministri i 'Pajtimit Kombëtar' humb betejën me COVID! Rama: Miku im nuk jeton më! PS dhe PD ndërpresin fushatën
/b.ha./ReportTv.al