Homazhe dhe lot për pronarin e Leicester, ja kush janë 4 viktimat e tjera

29 Tetor 2018, 07:31| Përditesimi: 29 Tetor 2018, 11:33

  • Share

BRITANI E MADHE- Ekipi anglez i futbollit Leicester City ka konfirmuar vdekjen e pronarit tajlandez, Vichai Srivaddhanaprabha, pas rrëzimit të helikopterit vetëm pak çaste pas ndeshjes të së shtunës kundër West Ham City.

Përveç pronarit të helikopterit, kanë humbur jetën edhe katër personat e tjerë në bord. Mediat britanike i kanë identifikuar edhe katër personat e tjerë, ata janë: piloti Eric Swaffer, Izabela Lechowicz ndihmëspilotja dhe e dashura e tij, Kaveporn Punpare asistent i pronarit të Leicester dhe Nusara Suknamai pjestare e stafit.

Me hidhërim të madh dhe me zemrën e thyer konfirmojmë se presidenti jonë është mes viktimave të rrezimit të helikopterit të rrezuar të shtunën në mbrëmje. Asnjë nga 5 personat e ndodhur në bord nuk ka shpëtuar” thuhet në komunikatën e skuadrës së Premier League. Qindra tifozë zhvillojnë homazhe në nder të biznesmenit tajlandez në stadiumin e Leicester me dhimbje të madhe për humbjen e një njeriu që ngriti në maja skuadrën e zemrës së tyre.Mediat kanë identifikuar edhe katër personat e tjerë që humbën jetën së bashku me 60 vjeçarin. Ata janë piloti Eric Sëaffer dhe e dashura e tij Izabela Lechoëicz që ishte edhe ndihmës pilote. Kaveporn Punpare asistent i pronarit të Leicester dhe Nusara Suknamai pjestare e stafit.

Leicester City

Qindra tifozë kanë zhvilluar homazhe në nder të biznesmenit tajlandez në stadiumin e Leicester me dhimbje të madhe për humbjen e një njeriu që ngriti në maja skuadrën e zemrës së tyre. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?