Muharrem Hoxha dhe e shoqja Jalldiz Hoxha

Ishin zhvendosur në Pogradec për t'u mbrojtur nga virusi, COVID-i i merr jetën gruas së mjeshtrit të humorit, Muharrem Hoxha

11 Mars 2021, 09:28| Përditesimi: 11 Mars 2021, 09:52

  • Share

DURRËS- Ditë zie për aktorin e njohur të humorit Muharrem Hoxha.

Fatkeqësisht bashkëshortja e tij, Jalldiz Hoxha ka është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare, pasi humbi betejën me COVID-19. Hoxha do të përcillet për në banesën e fundit ditën e sotme në varrezat e vjetra të Durrësit.

Çifti i bashkëshortëve ishin zhvendosur në Pogradec që nga fillimi i pandemisë për t'u mbrojtur nga COVID-19, por ishte pikërisht ky virus që i mori jetën njërit prej tyre dhe i ndau nga kjo botë.

1615451635_JALLDIZHOXHA.jpg

Jalldiz Hoxha

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?