Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ajola dhe Kajani

Sociale

Ditelindja e parë e Veliajt si baba, ja fotoja me Ajolën dhe Kajanin e vogël

17 Dhjetor 2018, 10:49| Përditesimi: 17 Dhjetor 2018, 11:20

  • Share

Qytetari i parë i Tiranës, Erion Veliaj, ka festuar 39- vjetorin e lindjes. Por kjo ditëlindje ka qenë ndryshe për kreun e Bashkisë së Tiranës, pasi pak muaj më parë  Erion Veliaj u bë baba dhe në jetën e çiftit erdhi Kajani.

Me rastin e ditëlindjes së tij, kryebashkiaku ka zgjedhur që të falenderojë të gjithë miqtë e tij për urimet që i kanë bërë në ditën e lindjes përmes një fotoje të veçantë familjare ku është bashkë me Ajolën dhe djalin e tyre të vogël, Kajanin.

E vendosur pranë pemës së Vitit të Ri, familja duket mjaft e lumtur duke festuar ditëlindjen e kryebashkiakut. 

 Përmes një statusi në rrjetin e tij social Veliaj shkruan në instagram : Shumë faleminderit të gjithëve për urimet, jeni një bekim i vërtetë! E çmojmë përditë mbështetjen tuaj e ju duam pafund. Eri, Ajo dhe Kai!

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?