Agron Llakaj, vajza Alkida dhe gruaja e ndjerë Konstandina

Ditëlindja e parë pa Kostandinën, Agron Llakaj bën urimin e ndjerë për vajzën

22 Gusht, 13:27| Përditesimi: 22 Gusht, 13:32

  • Share

Aktori i njohur Agron Llakaj feston sot ditëlindjen e vajzës. Në këtë ditë të veçantë për Alkidën, nuk kishte si të mungonte edhe urimi prekës i aktorit duke bërë pjesë edhe Konstandinën, bashkëshorten tij e cila u nda nga jeta 2 muaj më parë pas një sëmundje të rëndë.

“Bija ime Alkida!

Sot ti ke ditëlindjen dhe e kuptoj gjithcka ndjen, është e para ditëlindje pa njeriun e shtrenjtë, mamin dhe shoqen tënde të ngushtë, por jam dhe shumë i sigurt që nga Atje lart ku është sikur më thotë-hapi shampanjën vajzës Agron!

Nuk të la vetëm, Adea është rritur dhe e ke shoqen më të ngushtë tani e tutje.

Bija ime! Unë nuk ta zëvendesoj dot mamin, por sa të kem frymë e zë, do jem pranë teje me gjithë forcën e dashurisë time.

Shekullofsh shpirt! Shëndeti dhe suksesi yt janë dhe urimi i mamit nga Atje lart.

Buzeqeshi jetës zemër! Babi si gjithmonë të thotë sikur kur ishe e vogël, të dua sa qielli e sa bota", shkruan Agroni në rrjetet sociale.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?