'Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, lexonit Kafkën e Volterin, dhe të nesërmen…'/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

25 Mars 2023, 07:43| Përditesimi: 25 Mars 2023, 07:48

  • Share

Ka kohë që herë pas here më vjen një dallgë e mbushur me një tufë ndjenjash që, më përshkojnë deri në pikën më të thellë të shpirtit dhe mbasi kthehet andej nga erdhi, po aq shpejt sa edhe shfaqet sikur të ishte një baticë e vërtetë, merr gjithçka me vete, duke lënë një boshllëk të madh prapa, një boshllëk që merr kohë për tu mbushur prapë. Dhe ç’është e vërteta, përsa kohë kjo “baticë” vazhdon të ngërthejë, në këtë mënyrë krejt të papritur, si një hajdut dredherak që vjedh shpesh dhe pak, aq pak sa të mos kuptohet se diçka mungon, dalë nga dale, do të marrë me vehte gjithçka. Unë nuk jam shkrimtar, madje nuk zotëroj as fjalorin e duhur të gjuhës shqipe, për të shprehur atë që dua të them, ashtu sikur e ndjej, a si e përjetoj me mendje e shpirt, megjithatë, sot kam diçka për të thënë e, “ajo” që më grryen brënda, kërkon me këmbëngulje të dale, e me sa duket është më e fuqishme se vullneti për ta mposhtur.

Do të shkruaj për disa njerëz që unë pata fatin ti takoj personalisht, njerëz që ndikuan në jetën time drejtpërdrejtë apo tërthorazi. Do të shkruaj nga këndvështrimi im, ashtu sikur i njoha unë, ashtu si i kam ruajtur në kujtesën time gjithë këto vite, duke filluar që nga periudha e fëmijërisë e, deri në ditët e sotme.

Njerëz që mund t’ua keni lexuar emrin nëpër artikuj gazetash, apo parë e dëgjuar në programe televizive të bëra enkas për to, intervista të bëra nga gazetarë të ndryshëm, në faqet e librave, të shkruar nga njerëz me ndërgjegje që e ndjejnë si detyrë, të shkruajnë për bijtë e bijat e disa familjeve më patriotike.

Familje që u persekutuan nga diktatura komuniste, pikërisht për faktin së ishin njerëz me vlera, me ndjenja atdhedashëse. Njerëz për të cilët një ditë, mund të shkruhen volume të tëra me libra. Emrat e të cilëve, do të futen në historiografinë e Shqipërisë, atëherë kur historia e vërtetë e Shqipërisë, do të shkruhet nga historianë të mirëfilltë e, jo nga pseudo-historianët e ngjizur me baltën e kuqe komuniste që, akoma mbushin katedrat e shkollave e konferencave jubilare ngado.

Njerëz për të cilët duhet të ngrihen monumente, në sheshe e rrugë qytetesh a, në muzeume. Këta janë disa nga njerëzit që unë pata fatin e mirë t’i njoh nga afër. Gjithsecili prej tyre ndikoi në jetën time në një mënyrë apo tjetrën, duke më dhënë frymëzimin që ta jetoja jetën, pavarësisht nga kushtet e frymën armiqësore që më rrethonte.

Por, kush janë këta njerëz…?

Për ata që patën fatin e mirë t’i njohin nga afër mund të shpreheshin kështu: “Ata janë disa nga njerëzit më të thjeshtë, më dashamirës, më fisnikë, më trima, madje njerëzit më të mrekullueshëm në Botë. Ata nuk ishin heronj nga ata që shqiptarët janë mësuar të quajnë. Ata nuk luftuan më pushkë në dorë. Në fakt nuk luftuan asnjeri. Ajo që ata bënë, qe shumë më e vështirë sesa zgjedhja, për të dalë me armë në dorë. Jeta u lëshoi mbi shpinë atë më të rëndën, duruan padrejtësi të panumërta mbi supet e tyre, ende të njoma, deri në ditët që ju zbardhën flokët.

I duruan dhe i përballuan me durim të pa shoq, sikur të ishin shoqëruar nga një energji mbi natyrale që, u jepte fuqi të re çdo ditë që çoheshin nga gjumi. Dhe ata u rritën pa prindër, megjithatë arritën të rrisnin fëmijët e tyre, në mënyrë shembullore. Disa nga ata, janë bijtë dhe bijat e atyre që, lanë mënjanë bindjet e ndryshme politike dhe përkrah Ahmet Zogut, arritën të ndërtojnë shtetin e parë Shqiptar, me të gjitha strukturat moderne të kohës. Koha kur aspiratat për bashkimin e trojeve etnike, ishte ende e gjallë, zinte vendin e parë në rendin e ditës, së punëve shtetërore.

Kur qytetarët gëzonin të gjitha të drejtat, shqiptari ndjehej akoma krenar për prejardhjen e tij; pronari gëzonte tokën e vet. Po hidheshin themelet e para drejt paparimit, drejt përmirësimit të mirëqenies ekonomike mbarë vendit, drejt formimit të institucioneve, strukturave dhe infrastrukturës që përbën një shtet të vërtetë, Shtetin e parë Shqiptar, të vetmin që arriti të përmirësonte jetën e shtetasve brenda një periudhe relativisht të shkurtër. Në një kohë që shtetet e mëdhaja, më të përparuara, me kultura të vjetra, po ndërtonin diktatura absolute, si ajo e fashizmit dhe më vonë ajo naziste. Diktatura që shkaktuan vuajtje dhe rrënime jo vetëm në Shqipëri por dhe në shkallë botërore.

Por, kush ishin këta njerëz…?

Për “Xhaxhi” Dedën (Dede Markagjoni / Gjonmarkaj) që më merrte në prehër dhe me dashamirësinë e tij, më përkëdhelte e luante me mua, sikur të isha fëmija i tij. Fytyra e tij e mplakur, e rrudhur nga jeta e vështirë e, nga padrejtësitë që i qenë bërë në jetë, nga 37 vite burgu që bëri, me kokën plotë thinja, do të ngelet në kujtesën time, si njëra nga fytyrat më fisnike që kam parë. Për Xhaxhi Gencin (Genc Bajraktari) që bëri 10 vite burg dhe sikur kjo të mos mjaftonte, u internua me apel tri herë në ditë, deri në vitin ’90-të e që më bënte shpata dhe revole prej druri edhe pse ishte i rraskapitur, nga puna e rëndë që bënte, i vinte keq të ma prishte qejfin.

Për “teze” Valin (Valbona Çoku Miraka), që me shpirtin e saj të butë, mbillte vetëm mirësi, me fytyrën e sajë të çelur dhe zërin e butë, të jepte përshtypjen se ishte rritur në një pallat mbretëror e, jo në kampet e internimit. Nuk e dëgjova ta prishte gojën asnjëherë, aq sa edhe kur bëhej nevrike, shfryhej me një shprehje që unë nuk e kisha dëgjuar asnjë herë më parë, “Të martë e mira”! Për Lirien (Lirie Kupi), që sa herë shkoja në Gradishtë, më donte dhe më trajtonte sikur të isha njëri nga fëmijët e sajë.

Ajo që zgjodhi jetën e internimit, pranë burrit të sajë, që i kaloi jeta nëpër burgje dhe internime. Për t’u përmendur këtu, është edhe motra e Liries, Lefta, që në atë kohë ishte doktoreshë në spitalin e Lushnjes. Unë qeshë shtruar në spitalin e Lushnjes, kur isha vetëm 9 muajsh dhe pata rënë në koma, për 3 muaj.

Këmbëngulja dhe kujdesi që ajo tregoi për mua gjatë kësaj kohe, kur të tjerët kishin hequr çdo shpresë, i dha kurajo nënës që, më rrinte në kokë për çdo ditë e natë, pa u ndarë për tre muaj rresht. Motrat e nënës, Shano (Shanisha (Dosti) Sokoli) dhe Tefta (Dosti) Gjergjani) në praninë e të cilave, ndjehesha gjithmonë sikur. isha pranë nënës edhe kur ajo nuk ishte aty.

Për Hyrijen (Hyria Kupi Dosti) që më ka “lënë” një nga kujtimet më të çuditshme. Një ditë, në mos gabohem ka qenë e premte, aty afër perëndimit të Diellit më tha: “Hajde me mua se do të shkojmë në një vend!” dhe kështu ndodhi. Ne ecëm rrëzë kanalesh e parcelash gruri dhe misri e, ndaluam në një fushë të hapur, në një vend ku bari ishte i sheshuar, gjë që tregonte se ai vend, shkelej më shpesh se pjesa tjetër e fushës. Ajo me një qiri në dorë, pëshpëriste disa fjalë që, unë nuk i kuptoja, në fakt nuk kuptoja fare se çfarë po ndodhte, sepse qeshë ende i vogël.

Por më ngeli në mend gjithë jetën, derisa një ditë mora vesh se edhe gra të tjera të kampit, shpesh shkonin në këtë vend në mes të parcelës me bar të sheshuar. Dikur aty kishte qenë një kishë dhe gratë e kampit, i faleshin Zotit, edhe pse disa nga ato nuk i përkisnin fesë kristiane, faleshin me shpresën se: “dikush” do të dëgjonte për vuajtjet e tyre, që sa vinin e u shtoheshin, për fëmijët që po rriteshin pa babën, për burrat që po kalbeshin në burgjet politike të diktaturës.

Për atë grua dhe për atë burrë, sakrificat e të cilëve janë pa mbarim, për ata që gjetën fuqinë të heqin bukën nga goja e vet dhe e fëmijëve të tyre, për t’ja çuar xhaxhait që po përjetonte ditët më të vështira të jetës. Dhe unë e harrova urinë, sepse xhaxhai (Hajredin Dine), do të vuante jo vetëm heqjen e lirisë, në moshën më të mirë, sikur kjo të mos mjaftonte në vetvete, do të vuante vdekjen e njeriut, më të dashur në jetë, atë të nënës së tij. Nënë e cila vdiq me zemrën e thyer, disa muaj mbasi i futën djalin e vetëm në burg.

Xhaxhai, që vuante ndarjen për së gjalli nga gruaja dhe fëmija i tij të cilët, kishin kaq shumë nevojë për të. Vuante ndarjen për së gjalli, nga vëllezërit e motrat e tij, të cilët brenda mundësive tepër të kufizuara që kishin, nuk lanë që familja e tij, të ishte e vetmuar, për as edhe një çast gjatë gjithë viteve të burgut. Xhaxhain, të cilin unë e takova për herë të parë në vitin ‘88. Deri atëherë, vetëm kisha dëgjuar për të dhe me kalimin e kohës imazhi i tij u ngul në psikozën time si, një figurë gjigante, dhe kur e takova për herë të pare, pashë së ishte vetëm disa centimetra më i gjatë se unë.

Dhe së fundi, por jo me më pak rëndësi, dua të vazhdoj të shkruaj për dy njerëzit që janë energjia dhe frymëzimi kryesor i këtij shkrimi. Për nënën, që kacafytej me vdekjen për ditë, duke i thënë “JO! sot, JO sonte!”, për çdo ditë e për çdo natë, për tre muaj rresht, deri ditën që hapa sytë për herë të pare, mbas më shumë së 90 ditësh. Në këtë mënyrë, bashkë me babain u kacafytën me të keqen, për 45 vjet rresht.

Për babain që, me veprat e tij në jetë, më mësoi të bëhem burrë. Për atë burrë që ja nxora thinjat para kohe, kur mundohej të më mësonte matematikën, lënda ime, më pak e pëlqyer gjatë viteve të tetëvjeçares. Dhe ai ishte në gjendje, të më ndihmonte dhe të më mësonte këtë lëndë, më mirë se mësuesit e sistemit, të cilët kishin lënë frenat e karrocës, për t’u bërë mësues të Partisë. Për atë burrë që, nuk u thye kurrë, për atë burrë që edhe sot e kësaj dite edhe pse po afron moshën e thyer, mundohet me të gjitha forcat, të jetë i zoti i vetes.

Çdo gjë që unë besoj, botëkuptimi im, çdo qelizë në trupin tim nga një herë më duket sikur është në kundërshtim të plotë me botën që më rrethon, dhe për këtë ju bëj ju “fajtorë”. Por në të vërtetë, ju jeni aq fajtorë për këtë, aq sa ishit për akuzat dhe kalvarin e vuajtjeve që, përjetuat gjatë gjithë jetës tuaj, nën diktaturën komuniste. Ju bëj ju “fajtorë” sepse, ‘ju’ jeni njësia matëse me të cilën, unë mas Dashurinë, Miqësinë, Fisnikërinë, Bujarinë, Burrërinë, Vullnetin, Disiplinën, Drejtësinë, Respektin, Trimërinë, Moralin. Nga ju mësova se si trajtohet shoku, miku, madje edhe armiku, si mbahet fjala, çfarë është ndershmëria, sakrifica.

Mësova çfarë është konvaleshenca, mësova se nuk është nevoja që mashkulli me femrën të jenë të “barabartë”, për të qenë të lumtur dhe të kënaqur me njëri tjetrin. Na dhatë jetë, gjatë një kohe të vështirë, brenda një kohe dhe hapësire plotësisht absurde. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, na rritët me vlera të vërteta që, binin ndesh me çdo gjë brenda asaj bote artificiale. Por, nga vinin gjithë këto mësime që ju na dhatë, nëpërmjet veprave dhe jetës së përditshme, mësime të cilat nuk mund të mësohen në asnjë shkollë?

Si ka mundësi që këta njerëz që “brodhën” nga një kamp internimi në tjetrin, nga një qeli burgu në tjetrën, të ishin një shembull i tillë? Ju që kaluat dekada të tëra në baltat e Myzeqesë. Ju që gjatë ditës punonit në kanale me ujë deri në brez dhe gjatë natës, nën dritën e qiriut, lexonit Tolstoin, Kafkën, Hygon, Volterin, Platonin, Sokratin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen, gjenit fuqinë për të hedhur veten mbi supe, edhe një ditë tjetër, dhe ashtu…shkonit drejt punës së detyrueshme, skllavërore, degraduese, sidomos për klasën tuaj!

Ju jeni drita e qiriut të Naimit!
Ju jeni fuqia shpërthyese e “Lumenjve” të Fan Nolit!
Ju jeni me plot kuptimin e fjalës Mbinjeriu!

Ju arritët Mbinjeriun në rrethanat më absurde, më çnjerëzore, më mizerje! Ishit të rrethuar nga një shoqëri kanibalësh që, shpesh herë ngjanin si turma të hipnotizuara!? Si ato të filmave “horror” qenie pa shpirt, me pamje të llahtarshme të shoqëruar nga një simfoni tingujsh të çakorduar, me një intensitet dhe mprehtësi shurdhuese, ekzistenca e të cilëve mund të zgjatej, vetëm me konsumimin e njerëzve të pafajshëm.

Megjithatë, ju i kuptonit këto qenie të kufizuara, kuptonit “arsyet” mbas veprimeve të tyre dhe me disiplinë të hekurt dhe me shpirtin tuaj njerëzor, jo vetëm që nuk u jepnit rastin më të vogël, të ngrinin “dorën” mbi ju, por madje, ju vinte edhe keq për gjendjen e tyre patetike.

Ju kuptonit shumë mirë faktin se, ishin qenie të pushtuara nga një energji keqbërëse që, ua kishte ngushtuar zemrën e mjegulluar trurin. Diktatura komuniste, i zhveshi nga çdo vlerë njerëzore, qenie që përdoreshin si vegla, në duart e xhahilëve komunistë. Në këto rrethana të çuditshme, karakteri i njeriut u vu në provë të vërtetë, dhe ju e kaluat “provimin”, me nota të shkëlqyera. Dhe si një organizëm i vogël, që kërcënohej nga të katër anët, i mbyllur në vetvete, me forcat e veta, efiçent, i përsosur në çdo veprim, me sakrifica të panumërta, arritët të mbijetoni kundër çdo parashikimi. Memorie.al

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shaqo: 25/03/2023 11:26

    ...prandaj keni shume te mencur be mjedisin tuaj!!!

    Përgjigju
  • lexuesi: 25/03/2023 10:20

    Kush eshte ky qe shkruan ?? Lexuesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?