Ditën kur OFL i çoi pusullën për pasurinë, Kreshnik Farrukut policia i kapi vëllanë me një pistoletë

27 Shkurt 2020, 11:37| Përditesimi: 27 Shkurt 2020, 12:22

  • Share

TIRANE - Pikërisht ditën kur Operacioni “Forca e Ligjit”, i dërgoi kërkesën Kreshnik Budllës allias Farruku nga Durrësi, për të justifikuar pasurinë që zotëron, policia e Durrësit mësohet se ka arrestuar vëllain e tij Roland Farruku.

Ndalimi i këtij personi është kryer në qytetin e Durrësit pasi atij i është gjetur një pistoletë pa leje që mbante me vete. Farruku, akuzohet për veprën penale të “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit” dhe bashkë me të është arrestuar dhe miku i tij Sali Hoxha, ndaj të cilit është ngritur akuza e “Moskallëzimit të krimit”.

Lidhur me këtë çështje prokuroria e Durrësit ka nisur procedimin nr. 456 ndaj dy personave të mësipërm dhe se dy ditë më parë gjykata e Durrësit ka miratuar kërkesën e akuzës për caktimin e masës së arrestit, ndaj dy të ndaluarve Farruku dhe Sali Hoxha.

Pak vite më parë Roland Farruku së bashku me babain e tij Reshit Farruku janë denoncuar nga Ramiz Doda në prokurori për mashtrimi dhe pastrimit të produkteve të veprës penale, pasi babë e bir, nuk kanë paguar të gjithë shumën prej 920 mijë euro për blerjen e një sipërfaqe toke prej 7500 metra katror në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Për këto akuza Roland Farroku dhe babai i tij u morën të pandehur, por në dhjetor të 2015 gjykata e Durrësit i deklaroi të pafajshëm. Gjatë vlerësimit të arrestit gjyqtari i Durrësit Vladimir Skënderi ka vendosur të caktojë masën e "detyrimit për paraqitje" për Farrukun dhe "arrest shtëpie" për mikun e tij Sali Hoxha.

1582800343_pistolete1001.jpg

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?