Propozimi i deputetit të Partisë Socialistë, Erion Braçe, që periudha e ciklit menstrual për gratë dhe vajzat të njihet si sëmundje dhe të paguhet nga buxheti i shtetit, ishte temë diskutimi në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv.
Mjeku gjinekolog, Shkëlqim Balili u shpreh se ky propozim duhet patjetër të bëhet ligj, pasi kemi të bëjmë me shëndetin e femrës. Mjeku nënvizoi se disa femra e kalojnë këtë periudhë me shumë vuajte.
‘Është një temë objektive jetike dhe që ka të bëjë me një problem shumë cilësor që është shëndeti femëror. Ne duhet të kemi informacion të qartë, cikli menstrual është biologji e organizmit femëror. Një pjesë e vajzave e kalojnë lehtë, por një mori vajzash ka një sërë patologjish që janë shumë vuajtëse. Ky propozim shumë i rëndësishëm, duhet patjetër që të vihet në ligj dhe për një fakt tjetër që ne jemi në Shqipëri dhe kam mendimin se gratë dhe vajzat dhunohen. E duhet të marrim iniciativën dhe të fusim këtë ligj.
Cikli menstuarl është biologji e femrës. Po flasim për një cikël menstrual që alternohet me shumë probleme me të cilat gruaja jo vetëm nuk është gjendje të adaptohet me ciklin e jetës, por paraqit probleme dhe në punë. Kërkojmë që burrat në Shqipëri të jenë humanë, të jenë njerëzor dhe të kenë empatinë. Me këtë empati jo vetëm që e ka shokun e jetës, por te çdo njeri duhet të jetë empatia. Që të vijë kjo në Shqipëri do 6 dekada. Kjo do të arrihet me 2083.
Kam shumë shpresë dhe jam i lumtur nëse do futet në ligje, të gjitha gratë që kanë probleme të kësja natyre të kenë mundësi ta marrin nëpërmjet mjekësisë. Ajo për këyë periudhë si shteti dhe privati duhet të kalojë në kushte te mirëqena që mos të jetë me ankthe në punë.’- u shpreh mjeku.
Gazetarja Zhaklin Lekatari, u shpreh se ky propozim është diçka shumë e mirë, por nga ana tjetër mund të sjellë edhe diskriminim në punë.
‘Është e vështirë për ne shqiptarët për një shoqëri si e jona që të normalizojmë periodat dhe të themi se është vitale për shëndetin e gruas. Tregon sa e mirë fizikisht dhe emicionalisht, është gruaja e shëndetshme. Më gëzoi ky propozim e kuptoj se është simbolikë, por mendoj se ne gratë dhe vajzat të përfitojmë nga kjo deklaratë. Më vjen mirë që po flasim për këtë. Ky propozim do të sillte shumë benefite, do të normalizonte periudhën e menstruacioneve do të kishim një barazim të të drejtave gjinore. Duke përdorur fjalën sëmundje, mund të krijohen idetë se gruaja është e sëmurë. Sikurse kemi benefite, mund të kemi dhe rreziqe. Na duhet edukimi seksual në shkolla. Braçe propozimi tjetër të jetë edukimi seksual në shkolla.’- tha Lekatari.
Aktivistja Edlira Çepani, u shpreh se gratë në Shqipëri kanë problematika shumë më serioze pë rtë cilat duhet të merren ligjvënësit shqiptar.
‘Është një diskutim që po bëhet në shumë vende të Europës, një nismë që e ka marrë Spanja. Është diskutuar edhe në Itali, por është hedhur poshtë për shkak të mosdakordësimit. Në Shqipëri kur në vitin 2014 është ulur me 20% leja e lindjes. Gratë dhe vajzat po marrin 20% më pak leje lindje. Kemi bërë kërkesë që të jetë 100% paga për 6 muajt e parë. Nga ana tjetër gratë dhe vajzat në tregun fason nuk kanë të drejta në tregun punës fare. Ka problematika serioze që duhet të ndërmerren nga ligjvënësit. Janë problematika aq të mëdha sa kjo duket shumë avangard, por është gjë e mirë që diskutohet. Këto çështje duhet t’i trajtojmë edhe në mënyrë shëndetësore. Ne krijojmë jetë dhe kemi turp të themi se cilat janë proceset. Çështjet e barazisë gjinore nuk janë vetëm çështje të grave.’- tha Çepani.