Ditët e kujtesës, vuajtjet e të burgosurve në ish-burgun e Spaçit ilustrohen ‘vijnë’ përmes ekspozitës Fraktura

26 Shkurt 2023, 18:52| Përditesimi: 26 Shkurt 2023, 18:55

  • Share

Historia dhe vuajtjet në ish-burgun famëkeq të Spaçit në Mirditë, janë prezantuar përmes një ekspozite të titulluar "Fraktura", më autor ish të burgosurin politik Fatos Lubonja dhe artistin Ardian Isufi.

Brenda rrënojave të burgut, janë ekspozuar artefakte, instalacione, kujtime, sende personale dhe dokumente. Përmes rrëfimeve shfaqet historia e institucionit që duhet të administronte vuajtjen e dënimit të të burgosurve, por sipas bashkëautorit të ekspozitës fatos Lubonja, në të vertëtë në Spaç është tentuar asgjesimi i njeriut. 

Janë vetëm 13 histori, nga ato mijëra që vijnë që andej, sepse juve shikoni këtë vendin. Sepse nuk ka kuptim Spaçi pa minierën, atje ka qenë pjesa e vuajtjeve, atje shkonin njerëzit dhe punonin me tre turne. 

“Spaçi duhet të jetë një muze, muzeu ynë i memories kolektive, muzeu i cili duhet të përfaqësojë qartazi një periudhë kur liritë e individit u dhunuan.”

Kjo ekspozitë u hap në kuadër të ditëve të kujtesës me mbështetjen e fondacionit gjerman Konrad Adenhauer, përfaqësues të së cilit u shprehen se nuk duhet harruar e kaluara e errët në Shqipëri dhe duhet t’ju përcillet brezave.

“Ajo çfarë i shërben gjithë kësaj historie, është zëri I Kujtesës, zëri i atyre që e kanë përjetuar. Sepse duke mos i dëgjuar dhe duke e lexuar siç po bëjmë ne tani, bien ë harresë. Dhe historia të mos dëgjohet dhe të mos mësohet nga ata që kanë kaluar vet në kurrizin e tyre.”

Ekspozita “FRAKTURA” sendërton një ndërhyrje artistike alternative - shoqëruar me një diskutim publik - në një vend të rëndësishëm të kujtesës kolektive shqiptare si burgu i sigurisë së lartë i Spaçit, në të cilën vuajtjen duke humbur dhe jetën shumë persona gjatë regjimit komunist.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?