Sociale
Shëndeti

Ditët e nxehta të verës, Ministria e Shëndetësisë: Kujdeseni për shëndetin tuaj, shmangni daljet në orët e pikut! Pini sa më shumë ujë

29 Qershor, 11:49| Përditesimi: 29 Qershor, 11:58

  • Share

Në ditët e nxehta të verës, Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar për shëndetin e tyre teksa mjekët japin disa këshilla të thjeshta, por jetike për të përballuar temperaturat e larta.

Albana Koçiu përmes një video të shpërndarë në rrjete sociale ka përcjellë sot këshillat e një prej mjekeve të Institutit të Shëndetit Publik, Genta Qirjako.

Mjekja këshillon të gjithë qytetarët, veçanërisht fëmijët, të moshuarit apo pacientët me sëmundje kronike që të pinë sa më shumë ujë, edhe nëse nuk janë të etur dhe të ushqehen shëndetshëm me dietë të pasur me fruta dhe perime të stinës.

“Në këto ditë të nxehta, të gjithë duhet të jemi më të kujdesshëm për të mbrojtur shëndetin tonë. Temperaturat e larta përveçse mund të jenë një shqetësim, shpesh janë të rrezikshme për shëndetin tonë, veçanërisht për ato grupe individësh që janë në risk më të lartë siç janë fëmijët, të moshuarit apo pacientët që vuajnë nga sëmundje të tjera”, tha Qirjako ndërsa thesksoi shmangien e daljeve në orët e pikut (11: 00-16:00).

Mjekja e ISHP-së u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, të qëndrojnë në mjedise të freskëta, të pinë sa më shumë ujë, të ushqehen shëndetshëm me fruta dhe perime, të vishen lehtë, të përdorin kapele, syze dielli apo kremra mbrojtës.

“Le të kujdesemi të gjithë së bashku për të pasur një shëndet më të mirë në këto ditë të nxehta vete”, tha Qirjako.

Në postimin e publikuar në rrjetet sociale Ministrja Koçiu thekson se ekipet shëndetësore në të gjithë vendin janë në terren për të ofruar ndihmën e nevojshme, në çdo rast..

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet siç duhet rregullorja e re për plazhet publike në Shqipëri?