Temperaturat e larta gjatë muajit qershor dhe korrik kanë shënuar një shtim të rasteve të virozave stinore në urgjencën e Fierit.
Nëndrejtori i Spitalit Rajonal, Erblin Dollaku, pohon se numri i vizitave ditore arrin 30 -50 raste në ditë, ndërsa thekson se grupmoshat më të prekura janë 30-40 vjeç.
Dollaku ka pohuar gjithashtu se ka patur edhe raste të komplikuara me temperaturë të lartë disa- ditore që kanë përfunduar në shtrime spitalore.
“Me rritjen e temperaturave gjatë qershorit dhe korrikut pranë urgjencës kemi 30-50 raste në ditë me gjendje fibrile. Moshat më të prekura janë 30-40 vjeç. Aktualisht gjendja është kontroll nga mjekët tanë”, tha Dollaku.
Kjo është një situatë e përsëritur çdo vit në këtë periudhë të vitit ka thënë Dollaku, ndërsa ka apeluar për të gjitha grupmoshat që të evitojnë daljen në orët e pikut, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të shmangim pirjen e duhanit dhe pijet alkolike.
Komente
