Kronikë
Kultura
Top 24

Humori në zi! Shuhet në Itali parodisti i Vlorës, Muhamet Liko (FOTO - VIDEO)

30 Maj 2019, 15:49| Përditesimi: 31 Maj 2019, 13:20

  • Share

Arti shqiptar në zi! Ditën e sotme është ndarë nga jeta parodisti i mirënjohur nga Vlora, Muhamet Liko.

Aktori i madh i humorit humbi betejën me jetën në moshën 64-vjeçare. Shkak i vdekjes së tij ka qenë një atak kardiak. Liko vuante prej kohësh nga sëmundja e zemrës, ndërsa ishte për kurim në Itali. Pas kontrollit shëndetësor ai ka pësuar një atak kardiak që i mori jetën.

Muhamet Liko numëron qindra role në skenën e humorit me një aktivitet 41- vjecar në skenë.

Lika mban shumë tituj dhe çmime për artin që ka transmetuar tek njerëzit, ndërsa së fundmi është vlerësuar nga Presidenti i Republikes me titullin "Mjeshtër i madh". Lika la pas dy fëmijë dhe gruan e tij.

Ndarja nga jeta e Muhamet Likës është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

Katër paraodistët Afrim Agalliu, Agron Hamo, Mane Lumani dhe Muhamet Liko u shfaqën së bashku për herë të fundit vetëm disa ditë më parë në skënën e teatrit ‘Petro Marko”. Liko duartrokiti parodistët e rinj të estradës së re në Vlorë dhe më pas u nis për kontrollin në Itali por nuk ia doli dot.

Muhamet Liko

B.K./G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eeee: 31/05/2019 19:01

    Njerez te till nuk vdesin Kurr,,

    Përgjigju
  • Nori: 31/05/2019 16:03

    Do të mbetesh i paharruar për ne që të kemi ndjekur me admirim! Ngushullime fëmijeve dhe famoljes! U prefsh në paqe!

    Përgjigju
  • ROZA: 31/05/2019 11:13

    JAM RRUTUR DHE PO PLAKEM ME HUMORIN TEND DHE SHOKEVE TUAJ. U PREFSH NE PAQE O NJERI I MIRE

    Përgjigju
  • Torino: 31/05/2019 06:41

    Ne keto momente dhimbjeje per familjen nje ngushellim èshte pak megjithate them se mbase ua lehteson sadopak fakti qe njerez te thjeshte qe se kane njohur nga afer ju qendrojne prane.Ngushellime e u prefte ne paqe.

    Përgjigju
  • Vlonjatja: 31/05/2019 00:33

    Vlora humbi nje artist qe ishte shume i rendesishem per ditet tona te keqija. Ai te jepte jete me humorin e vet. U prefsh ne paqe Meti! Ngushellime familjes!

    Përgjigju
  • Agim Cupja: 30/05/2019 23:11

    Do te na mungoje humori yt i paster dhe plot me identitet! Pusho ne paqe Muhamet!

    Përgjigju
  • Nje vlonjat: 30/05/2019 21:39

    Ngushellime familjes. Vlora humbi vertet nje Vip. Jo si keta vipat e sotem por nje njeri vertet te rendesishem per vlonjatet e vertet. Nje njeri qe na ka bere te qeshim edhe ne ditet tona me te veshtira. Do na mungosh Meti.

    Përgjigju
  • Vlonjato: 30/05/2019 20:18

    Vlora do të të kujtoj me mall e me respekt. Humori juaj është pjesë e historisë së Vlorës. Dheu I lehtë o sherbeti i Vlorës!

    Përgjigju
  • qypi me mjalte: 30/05/2019 18:09

    Po kete mori zoti me te pikurin nga te katert.. Ky ishte me fukarai dhe me i vuajturi nga jeta. Barcoleta e tij me again dhe qypin me mjalte per naten e vitit te ri ka hyre ne histori. Do dale gjithe qyteti ta nderoj.

    Përgjigju
    • Emigranti: 30/05/2019 23:01

      Ngushellime familjes i paharruar ne mendjen e gjithe shqipetareve ngushellime Edhe pjeses tjeter te parodisteve

  • TONI TIRANE: 30/05/2019 18:06

    NGUSHELLIME DHE JE NDERI POPULLIT DHE AKTOREVE SHQIPTARE. Duhet te nderohet me shperblim per familjen dhe titull pas vdekjes. Trashegimia a popullit Shqiptar ky dhe grupi Vlores

    Përgjigju
  • Lleshi: 30/05/2019 17:42

    U rritem me humorin EE tyre ne mendje na kalonin hallet tona te asaj kohe ngushelloj familjen Rest in peace

    Përgjigju
  • Forward: 30/05/2019 17:36

    S'me takon mua (nje mize e vockel mbi planet), ti bej verejtje ZOTIT te Madh te Madherishem, por mendoj se eshte bere nje gabim. Disa njerez te medhenj e te shquar (si edhe i ndjeri Muhamet Lika), duhej qe te rronin shume me gjate se njerezit e tjere te zakonshem, shume me gjate, p.sh. mbi 200 vjet... U prefsh ne paqe o i madhi M. LIKA!

    Përgjigju
  • tironci: 30/05/2019 17:33

    pse zoti mer vetem njerzit e mire me vete,, si nuk mer keto plerat e politikes shqiptare dhe te rrim vetem duke qesh pastaj,ngushellime familjes

    Përgjigju
  • Loli: 30/05/2019 16:54

    Kur isha i vogel, mbaj ment erdhen te 4tert te nje komshi qe i kish vdek nena. U ulen dhe mbanin syte ne toke te 4tert parodistet. Ne vlonjatet ishim mesuar aq shume te qeshnim me ta saqe sapo ngriti Mane koken e pa njerin ne sy, ja dhan te qeshurit te gjith, i vdekuri ne dhome. Qe athere parodistet thane "s shkojm me te 4tert ne vaki njeheresh, do shkojm veç e veç". Per dekada keni qen krenaria jone si vlonjat. Kurre nuk do tu harrojme, humorin tuaj kur e ndajme me prindrit tane akoma qeshim. Ngushellime familjes, ngushellime Vlores time, ngushellime artit shqiptar.

    Përgjigju
    • Fambrike pilafit: 30/05/2019 18:13

      Ngushellime familjes te te Madhit Met.Loli po qesh me vete me ate qe shkruajte

  • Qytetari: 30/05/2019 16:49

    Ngushellime familjes. Gjithmon humor per tu vlersuar dhe asnjeher bajat.

    Përgjigju
  • Arbëri: 30/05/2019 16:41

    Ngushllime familjes dhe mbar kombit shqiptarë

    Përgjigju
  • Vlora Vlora: 30/05/2019 16:37

    Si nuk vdes Berisha por shuhen keta aktor te mrekullueshem?

    Përgjigju
    • Toni Tirane: 30/05/2019 18:07

      Ke thene nje shprehje me vend.Ikin keta qe jane nderi kombit dhe mbeten ca shpellare dhe hajdute

    • Nasibi: 30/05/2019 17:13

      Keta te shkretet jane te paster ndaj ikin shpejt

  • Tirona: 30/05/2019 16:10

    I pa harruar Respekete..!

    Përgjigju
  • bosi: 30/05/2019 16:06

    Ngushellime familjes. Aktor i madh.

    Përgjigju
    • Faik: 01/06/2019 04:12

      I paharruar qoftë kujtimi i Muhamet Likos së madh !!! Pse NUK VDESIN HAJDUTËT e Politikës dhe gjithë Petrit Vasilët e HAJDUTÈRISÈ 29 Vjeçare ?????? !!!! A e Patë O Njerëz se ku jetonte LEGJENDA MET LIKO ????? Në një Pallat të PaSuvatuar tê Viteve 1970 !!!!!??? PSE ????!!! Sepse HORRAT dhe KRYEHAJDUTËT e Politikës 29 Vjeçare me lloj lloj Petrit Vasilash , NUK kanë lënë GJË pa VJEDHUR dhe GRABITUR , kurse LEGJENDAT dhe AKTORËT e FAMSHËM që kanë dhënë Shpirtin në SKENË dhe i kanë dhènè Buzëqeshje pafund SHQIPTARËVE , jetojnë në Pallate të PaSuvatuar dhe në Apartamente 2+1 të VITEVE 1970 !!!!!???? VDEKJE POLITIKANËVE SHQIPTARË !!!!! NGUSHËDHIME Qytetit të VLORËS !! NGUSHËLLIME FAMILJES dhe gjithë të Afërmëve të Muhamet Likos !!! U Preftë në PAQE

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?