Ditët e fundit në krye të qeverisë, Hoti paralajmëron rikthimin e reciprocitetit me Serbinë

11 Janar 2021, 13:32| Përditesimi: 11 Janar 2021, 13:34

  • Share

Avdullah Hoti, deklaroi se vitin e ardhshëm nëse ai do të jetë në krye të qeverisë do të dërgojë tekste shkollore për shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe nëse një hap i tillë do të ndalohej nga Serbia paralajmëroi se mund të riktheheshin masat e reciprocitetit.

 “Kur e kemi filluar procesin e dialogut, në javët e para kur unë e kam marrë Qeverinë i kemi hequr masat e reciprocitetit dhe e kemi shfuqizuar vendimin për tarifën dhe çfarë ka qenë më herët, që i ka hapur rrugë procesit të dialogut. Kjo është bërë me një afat të caktuar kohor, për disa muaj, dhe sapo ky proces të vijë në përfundim, ose procesi mbaron me njohje reciproke, ose ne i zbatojmë të gjitha masat e reciprocitetit, pa përjashtim. Çdo masë që Serbia e drejton nga ne, ne kemi të drejtë dhe do ta drejtojmë nga Serbia”, tha Hoti.

Hoti u shpreh i bindur se nuk beson që do të ketë nevojë për veprime të tilla, ndërsa përmendi edhe vizitat e zyrtarëve të Serbisë në Kosovë.

“Por unë besoj që me përfshirjen e partnerëve ndërkombëtarë, nuk do të kemi nevojë të shkojmë në këto ekstreme, por besoj që çdo ditë po bëjmë progres drejt marrëveshjes përfundimtare. Ju e keni parë që i kemi disiplinuar pak edhe vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë”, tha Hoti.

Ai i ka pritur sot përfaqësuesit e Luginës së Preshevës për ta hartuar programin e punës për Zyrën për Luginën e Preshevës, e cila u formua muaj më parë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?