Foto nga rënia e serverit të Tatimeve

Ekonomi

DIVA 2024/ Nesër afati i fundit për deklarimin e të ardhurave personale, fluksi 'ngarkon' sistemin! Tatimet: Shërbimi u ndërpre për 1 orë

31 Mars, 10:40| Përditesimi: 31 Mars, 22:43

  • Share

TIRANË- Nesër më 1 prill është afati fundit për dorëzimin e deklaratës së të ardhurave për vitin 2024. Detyrimin e kanë të gjithë të punësuarit që kanë pasur rrogë mujore bruto mbi 100 mijë lekë gjatë vitit të shkuar (mbi 1.2 milionë lekë në vit), të dypunësuarit dhe ata që kanë të ardhura deri 50 mijë lekë të patatuara të fituara nga të ardhurat nga qira ditore, Air Bnb apo booking.

Një ditë para afatit, serveri i deklarimit ka hasur probleme për shkak të dyndjes së shqiptarëve për ta deklaruar në orët e fundit. Serveri rezulton të ketë rënë për shkak të fluksit të madh të individëve që po tentojnë të bëjnë deklarime. Nëse faqja e tatimeve hapet nomalisht, nëse tenton të hysh për të bërë deklarimin e të ardhurave personale, faqja nuk hapet dhe del shënimi, si në foto.

Për shkak të ngarkesës, Tatimet njoftuan se për rreth 60 minuta, përkatësisht nga ora 20:00 - 21:00 pati një ndërprerje të planifikuar të shërbimit në sistemin tatimor e-Filing

“Për arsye mirëmbajtjeje dhe përmirësimi të cilësisë së performancës, Administrata Tatimore njofton tatimpaguesit dhe individët se sot, datë 31 mars 2025, për rreth 60 minuta, përkatësisht në orën 20:00 - 21:00, do të ketë një ndërprerje të planifikuar të shërbimit në sistemin tatimor e-Filing. Lutemi përsa më sipër të kemi mirëkuptimin tuaj”, njoftojnë Tatimet.

Rreth 144 mijë është numri i qytetarë do të duhet të plotësojnë deklaratën individuale së të ardhurave vjetore DIVA 2024, ndërsa administrata tatimore njofton se nga verifikimet rezultojnë rreth 33 milionë euro të ardhura të gjeneruara nga individët nëpërmjet platformave sociale META, Youtube dhe Google që duhen të deklarohen.

Deri më 26 mars numëroheshin 85 mijë deklarata të dorëzuara. Kush nuk e dorëzon deklaratën gjobitet me 3 mijë lekë, të cilës i bashkëngjitet edhe interesi dhe kamatëvonesa. Plotësimi i kësaj deklarate i shërben Administratës Tatimore për të bërë kontrolle për evazion fiskal si dhe për të hetuar pasurinë. Afati i fundit ishte 31 marsi, por Drejtoria e Tatimeve e shty më 1 prill për shkak se dita e sotme është pushim zyrtar nga festa e Fitër Bajramit.

Udhëzim për plotësimin e formularit DIVA

Deklarata DIVA 2024, gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi. Për individët që do të deklarojnë DIVA për herë të parë fillimisht duhen të regjistrohen elektronikisht në https://www.tatime.gov.al

Për të dyja kategoritë si individët që plotësojnë për herë të parë DIVA dhe ata që e plotësuar më parë në faqen e tatimeve do të zgjidhet moduli e-Shërbime. Më pas subjekti do të logohet, duke vendosur kredencialet, numrin personal të identifikimit dhe fjalëkalimin.

Në menunë Deklarata do të përzgjidhet rubrika Tatimi mbi të ardhurat personale, ku do të klikohet mbi tab Krijo deklaratë, duke klikuar mbi periudhën 2024, janar-dhjetor. Menjëherë pas kësaj do të shfaqet Deklarata Individuale e të Ardhurave.

Nga individët do të plotësohet seksioni A: Të dhëna identifikuese dhe seksioni B Të dhëna për llogaritjen e tatimit.

Për seksionin të dhëna identifikuese plotësohen, rubrikat si:

(3/4) Rezident në Republikën e Shqipërisë

(5) Emri, Mbiemri, Gjinia

(6) Numri i identifikimit personal sipas letërnjoftimit të deklaruesit *

(7) Adresa Kryesore: *

(8) Qyteti/Komuna/Rrethi: *

(9) Statusi i Deklaruesit *i/e martuari, i/e martuar me fëmijë beqar, i/e divorcuar, kryefamiljar

(10) Telefoni Cel. *Posta Elektronike (e-mail)

(11) Të dhëna mbi pronësinë e banesës kryesore:a) në pronësi b) me qira c) falas nga pronari d) të tjera

(12) Emër/ Mbiemër i pronarit

ADRESA E BANIMIT NËSE ËSHTË E NDRYSHME NGA ADRESA E TË DHËNAVE IDENTIFIKUESE

(13) Adresa

(14) Nr. Tel, Posta Elektronike (e-mail)

(15) Të dhëna mbi pronësinë e banesës ku jeton: a) në pronësi b) me qira c) falas nga pronari d) të tjera

(16) Emri /Mbiemri i pronarit

(17) Persona nën kujdestarinë e deklaruesit gjithsej

Numri i personave brenda familjes në kujdestari

Të tjerë persona në kujdestari

Seksioni të dhëna për llogaritjen e tatimit, përmban plotësimin e rublrikave si:

(3)Të ardhurat bruto nga paga apo shpërblime nga marrëdhëniet e punësimit

(4) Tatimi i llogaritur mbi pagat dhe shpërblimet e punësimit

[5] Të ardhurat bruto nga dividenti

[6] Të ardhurat bruto nga qiraja

(7) Fitime kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme në pronësi të deklaruesit

[8] Të ardhurat bruto nga interesat bankare

(9) Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të paluajtshme

(10) Shuma bruto të fituara nga lotari apo lojra të tjera të fatit

[11] Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale liçensa, të drejta ekskluzive dhe pasuri të tjera që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike

[12] Fitime kapitali nga dhurimi

[13] Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë

[14] Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart

(15) SHUMA E TË ARDHURAVE BRUTO (Kutia 3 + kutia 5 deri 14)

SHPENZIME TË ZBRITSHME

(16) Shuma e interesit bankar të kredisë së marrë për shkollim

(17) Shpenzimet për mjekim për vete apo për fëmijët dhe për personat në kujdestari për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor

(18)SHUMA E SHPENZIMEVE TË ZBRITSHME (kutia 16 deri 17)

TATIMI I LLOGARITUR PËR T’U PAGUAR

(19) Të ardhura të tatueshme pa të ardhurat nga punësimi (kutia 15 – kutia 3), [minus shpenzimet e zbritshme në rast se kutia 15 ≤ 1.050.000](kutia 15-kutia 3 – kutia 18)]

(20) Tatimi i llogaritur për të ardhurat e tatueshme pa të ardhurat nga punësimi

(21) SHUMA E TATIMIT TË LLOGARITUR (kutia 4 + kutia 20)

TATIME TË PAGUAR GJATË PERIUDHËS TATIMORE

(22) Tatimi mbi të ardhurat bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit

(23) Tatimi mbi dividentin

(24) Tatimi mbi qiranë

(25) Tatimi mbi fitimet kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme

(26) Tatimi mbi interesat bankare

(27) Tatimet mbi fitimet kapitale të krijuara nga investimet në tituj apo në pasuri të paluajtshme

(28) Tatimi mbi fitimet në nga lotaritë apo lojrat e tjera të fatit

(29) Tatimi mbi të ardhurat bruto nga të ardhurat e rubrikës (11)

(30) Tatimi mbi të ardhurat nga fitimet kapitale nga dhurimi

(31) Tatimi mbi të ardhurat e tjera

(32) Tatimi mbi të ardhurat bruto të realizuara jashtë territorit të Repubikës së Shqipërisë

(33) Kreditimi i tatimit të huaj

(34) SHUMA E TATIMIT TE PAGUAR (Kutia 22 deri kutia 32)

(35) TATIMI I DETYRUAR PER T’U PAGUAR (kutia 21-kutia 34)

(36) TATIMI I MBIPAGUAR (kutia 34 – kutia 21)

Nëse nga përllogaritja e të dhënave do të rezultojë diferencë për t’u paguar, pasi të plotësohet deklarata, duhet të printohet urdhërpagesa dhe të vijohet me pagimin e tatimit. Për individët që kanë pasur edhe më parë detyrimin për plotësimin DIVA, rubrikat e sipërpërmendura, megjithëse gjenerohen të paraplotësuara, do të vijojnë të jenë fusha të lira dhe të ndryshueshme, në mënyrë që deklaruesi të ketë mundësi t’i verifikojë dhe ndryshojë ato. Gjithashtu fushë e paraplotësuar do të jetë edhe vlera e paguar gjatë vitit përsa i takon Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?