Në Parkun kombëtar Divjakë-Karavasta, pranë kullës 360, bashkia çeli sezonin turistik për vitin 2024. Vizitorët dhe turistët janë të ftuar të shohin bukuritë e pafundme të natyrës, me lagunë, plazh dhe pyll.
Ndërsa bujtinat dhe restorantet e hapura rishtazi në Divjakë ofrojnë një kuzhinë të pasur me produkte deti e toke.
***
I njohur si qyteti i 85 liqeneve, Belshi është thesari, i cili ka nisur të zbulohet vetëm vitet e fundit. Zona e Dumrese po shkon drejt zhvillimit të agroturizmit, ndërsa pikë e fortë është kulinaria. Për të promovuar qytetin u organizua buzë liqenit të Seferanit festa në nder të hyjneshës së dashurisë dhe bukurisë “Afërdita”.