Divjaka kthehet në kantier ndërtimi, për herë të parë me rrugë e kanalizime

24 Gusht 2020, 19:24| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 19:28

  • Share

E shtrirë në mes të fushës së Myzeqesë, Divjaka po ndryshon pamje! Ajo është njohur deri më tani si vend bujqësor, por me investimet e reja po synon të kthehet në zonë turistike. Me një fond  prej 150 milionë lekësh të akorduara nga qeveria po kryhen disa investime në infrastrukturë.

Punimet po ecin me ritme të shpejta dhe përfshijnë kanalizimet e ujerave te bardha, kanalizimet e ujerave te zeza deri ne derdhjen e kolektorit, asfaltim, ndriçimin e trotuare. Sipas kryebashkiakut, Kokoneshi  pritet që deri në fund të nëntorit Divjaka të ketë një pamje të re.

Ndërsa banoret e zones shprehen se investimi do të rrisë standardin e jeteses në këtë zonë, që deri më dje ishte krejtësisht rurale. Divjaka u bë bashkia 5 vite më parë me ndryshimin e hartës territoriale të vendit. Bujqësia dhe peshkimi janë sektorët kryesore të ekonomisë së zonës, por vitet e fundit Divjaka po synon të zhvillojë dhe turizmin.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?