Kultura

Divjakë, aktoret e njohura interpretojnë poezi mbi varka

9 Gusht, 14:10| Përditesimi: 9 Gusht, 14:19

  • Share

Eventi “Poezi nën yje” mblodhi emra të njohur të skenës shqiptare, si Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Elia Zaharia dhe Luli Bitri, duke sjellë një risi në këtë sezon veror krahas aktiviteteve të tjera që e kanë kthyer Divjakën në një destinacion gjithnjë e më tërheqës.

Mirëseardhjen spektatorëve dhe aktorëve ua uroi kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea.

Ndryshe nga një skenë klasike, kjo mbrëmje poetike u zhvillua mbi varka, një gjetje origjinale që e bëri performancën edhe më magjike.

Artistët recituan pjesët më të bukura të poezisë shqiptare, nën dritën e yjeve, duke marrë duartrokitjet e ngrohta të publikut.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Liu: 09/08/2025 17:59

    Gjetje tepër origjinale dhe shumë e bukur. Besoj jeni lyer me krem antimushkonjë. Se në Divjakë mushkonjat të ngrenë çarçafin në ajër, aq të fuqishme janë. S’kam parë e dëgjuar për ndonjë spërkatje me avion në këto laguna që të shqyejnë mushkonjat. Duhet nisur spërkatja që në prill e deri në qershor që dhe ju të aktroni pa krem antimushkonjë por dhe turistët e shkretë të bëjnë rehat ato pak ditë pushime që shkojnë për plazh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?