Policia e Divjakës

Kronikë

Divjakë/ Dhunoi të bijën adoleshente, Policia arreston nënën 38-vjeçare (EMRI)

30 Korrik, 12:48| Përditesimi: 30 Korrik, 12:50

  • Share

Fier- Ushtroi dhunë ndaj vajzës së saj adoleshente, Policia e Divjakës arreston nënën 38-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve njoftuan sot (30 korrik) se arrestuan në flagrancë Marena Kaposhin, e cila është denoncuar nga e bija për keqtrajtim fizik.

Burime zyrtare sqaruan se pas veprimeve paraprake hetimore dhe marrjes së dëshmive, është ndjekur procedura e arrestimit dhe dosja i kaloi prokurorisë vendore për hetime të mëtejshme.

Policia e Lushnjës referoi materialet në Prokurori dhe mori nën akuzë gjithashtu F. D., 72 vjeç, për veprën penale "ndërtimi i paligjshëm" dhe Sektori i Qarkullimit Rrugor procedoi E. H., 19 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër draftit të Kodit Penal, si iu duket?