Foto nga municionet e gjetura gjatë arrestimit

Kronikë

Divjakë/ Dhunoi të birin, policia arreston 70-vjeçarin! I gjenden në banesë 138 fishekë, 119 kapsolla dhe 9 karikatorë

4 Qershor, 12:01| Përditesimi: 4 Qershor, 12:04

  • Share

Policia e Divjakës ka vënë në pranga 70 vjeçarin Mursel Myftaraj, pasi dhunoi djalin e tij për motive të dobëta dhe ku u kap me një sasi të madhe municionesh në banesë.
Pas denoncimit të 33-vjeçarit, shërbimet e Komisariatit të Divjakës shkuan menjëherë në fshatin Ferras, ku arrestuan autorin dhe sekuestruan armët.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti një granatë, 138 fishekë, 119 kapsolla detonatore dhe 9 karikatorë, që 70-vjeçari i posedonte pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

Arrestohet 1 shtetas që mbante në banesë granatë, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë.

Ky shtetas gjithashtu dhunoi për motive të dobëta, djalin e tij.

Menjëherë pas denoncimit të një 33-vjeçari, se ishte dhunuar në banesë në fshatin Ferras, nga babai i tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale, të autorit.

Si rezultat, u arrestua shtetasi M. M., 70 vjeç.

Në vijim të veprimeve policore, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën granatë, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë, të cilat ai i posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?