Divjakë-Policia ka nisur hetim ndaj nënë e bijë pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë dhunuar dy të afërm të tyre.
Hetimi ka nisur për L. H., 47 vjeçe dhe Xh. H., 24 vjeçe, të dyja banuese në fshatin Shën e Premte në Divjakë.
'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset L. H., 47 vjeçe dhe Xh. H., 24 vjeçe, nënë e bijë, të dyja banuese në fshatin Shën e Premte, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë dhunuar 2 të afërm të tyre', thuhet në njoftimin e policisë.
Komente
