Foto ilustruese

Kronikë

Divjakë/ Ishte duke salduar portën, 68-vjeçari bie nga lartësia! Ndërron jetë në spital

31 Korrik, 13:06| Përditesimi: 31 Korrik, 13:08

  • Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Sopës, Divjakë, ku një 68-vjeçar gjatë punës për saldimin e portës në pronësi të një shtetasi, ka rënë nga lartësia e portës.

68-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital një ditë më parë (30 korrik).

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm, pasi ditën e djeshme, në fshatin Sopës, shtetasi T. K., 68 vjeç, gjatë punës për saldimin e portës në pronësi të shtetasit V. K., ka rënë nga lartësia e portës dhe si pasojë ka humbur jetën në spital”, informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?