Divjakë/ 'Nuk e kam vrarë unë, çfarë thoni', 58-vjeçari nuk pranon vrasjen e babait! Gjykata e lë në burg, autori braktiset nga familja

10 Korrik 2022, 11:27| Përditesimi: 10 Korrik 2022, 13:03

  • Share

DIVJAKË- Me pranga në duar, i vetëm, i braktisur nga familjarët, Andrea Stase, 58-vjeç ka dalë sot para trupës gjykuese për t'u njohur me masën e sigurisë 'Arrest me burg'. Ai është autori i vrasjes së babait të tij, 85-vjeçari, Dhimitër Stase 4 ditë më parë në fshatin Remas. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Miranda Nakaj dhe prokurore Merita Selimi.

Siç Report Tv mëson, 58-vjeçari ka shfaqur probleme të shëndetit mendor.

"Nuk e kam vrarë unë babanë, po pi raki me babin", mësohet të ketë thënë në gjykatë.

58-vjeç e dhunoi babanë dhe më pas e mbyti, teksa nga sa kanë folur fqinjët ditën e ngjarjes, autori konsumonte vazhdimisht alkool dhe se më parë ka qenë në burg. Nuk dihet se cili është shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë të regjistruar pak ditë më parë.  

Viktima Dhimitër Stasa i cili jetonte me dy djemtë e tij beqarë pasi e shoqja ka ndërruar jetë vite më parë.

Vendimi i gjykatës

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?