Foto ilustruese

Kronikë

Divjakë/ Shiste ilegalisht fishekzjarre në dyqanin e tij, nën akuzë pronari 57-vjeçar

27 Dhjetor, 15:27| Përditesimi: 27 Dhjetor, 15:30

  • Share

Fier- Tregtonte lëndë piroteknike në mënyrë të paligjshme në dyqanin e tij, merret nën akuzë pronari.

Komisariati i Policisë Divjakë, njoftoi sot (27 Dhjetor) se në vijim të kontrolleve të përditshme gjatë periudhës së festave, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të posedimit, përdorimit dhe/ose tregtimit të lëndëve piroteknike, referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për V. S., 57 vjeç.

“Nga kontrollet në Divjakë, u konstatua se në dyqanin e tij, në lagjen nr. 1, shiteshin fishekzjarre, në kundërshtim me ligjin. Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, tha policia.

Gjithashtu Komisariati i Lushnjës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 62 vjeç, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?